Flash News

KRYESORE

Bashkëshorti iu zhduk, gruaja e ish-shefit të Interpol kërkon azil politik

Bashkëshorti iu zhduk, gruaja e ish-shefit të Interpol kërkon

Grace Meng, bashkëshortja e ish-Presidentit të Interpol, ka kërkuar azil politik në Francë bashkë me fëmijët. Grace dhe fëmijët janë aktualisht nën mbrojtje policore pasi kanë marrë kërcënime.

“Kam frikë se do të më rrëmbejnë. Kam marrë telefonata të çuditshme, madje makina ime u dëmtua nga dy kinezë që më ndoqën deri në hotel”, tha ajo për mediat franceze. Në intervistat që ka dhënë, Grace Meng ka refuzuar që të tregojë fytyrën pasi frikësohet për sigurinë e saj.

Kujtojmë që bashkëshorti i Grace, shefi i Interpol, Meng Hongwei u zhduk gjatë një vizite në Kinë në muajin Shtator 2018 dhe dyshohet se mbahet aty nga autoritetet kineze. Këto të fundit, në Tetor deklaruan se Meng po hetohet për ryshfet.

Të fundit