Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bashkëshorti iu zhduk, gruaja e ish-shefit të Interpol kërkon azil politik
Grace Meng, bashkëshortja e ish-Presidentit të Interpol, ka kërkuar azil politik në Francë bashkë me fëmijët. Grace dhe fëmijët janë aktualisht nën mbrojtje policore pasi kanë marrë kërcënime.
“Kam frikë se do të më rrëmbejnë. Kam marrë telefonata të çuditshme, madje makina ime u dëmtua nga dy kinezë që më ndoqën deri në hotel”, tha ajo për mediat franceze. Në intervistat që ka dhënë, Grace Meng ka refuzuar që të tregojë fytyrën pasi frikësohet për sigurinë e saj.
Kujtojmë që bashkëshorti i Grace, shefi i Interpol, Meng Hongwei u zhduk gjatë një vizite në Kinë në muajin Shtator 2018 dhe dyshohet se mbahet aty nga autoritetet kineze. Këto të fundit, në Tetor deklaruan se Meng po hetohet për ryshfet.