Flash News

KRYESORE

Bashkëshortja e Koço Kokëdhimës i bën ftesë publike Gerta Lokut: Është mundësia e vetme për vendin tonë!

Bashkëshortja e Koço Kokëdhimës i bën ftesë

Bashkëshortja e politikanit Koço Kokëdhima, Birxhida, i ka bërë ftesë publike Gerta Lokut nga Mirdita, që t’i bashkohet lëvizjes “ZGJIDHJA”.

Teksa i shpreh vlerësimet Gertës në rrjetin e saj ‘facebook’, Brixhida ndër të tjera thotë se bashkimi me lëvizjen “ZGJIDHJA” është e vetmja mundësi për Shqipërinë.

Postimi i Brixhida Kokëdhimës:

Rigerta, ata nuk e bëjnë dot Shqipërinë!

Rigerta Loku, kjo grua e mençur dhe tepër e qartë, e sinqertë dhe me vizion i kërkoi deputetëve e qeverisë të kthejnë sytë nga fshati. 

Ata nuk e bëjnë dot!

Thjesht sepse nuk e kanë aspak prioritet zhvillimin e vendit, nuk kanë asnjë vullnet real, asnjë aftësi, nuk punojnë dhe nuk kane vizionin e duhur as për fshatin e as për Shqipërinë tonë! 

Gertës i them dashamirësisht; Nuk duhet t'i lutemi më të kthejnë sytë nga ne që i votojmë, as të qajmë për fatin tonë, por ti kërkojmë llogari, në çdo formë, mjet e mënyrë! Ndryshe do mbetemi si sot e më keq! Shqetësimi yt i vërtetë dhe dashuria jote për vendin tënd janë pikërisht ndër vlerat që mishëron ZGJIDHJA ndaj bashkoju ZGJIDHJES e mira Gerta! E vetmja mundësi për vendin tonë!

Të fundit