Flash News

KRYESORE

Bashkëshortja e Macron reagon kundër sulmeve plot urrejtje

Qe prej kandidimit të Emmanuel macron, ajo që është sulmuar më shumë nga shumica e njerëzve në mbarë botën është gruaja e tij, Briggitte Trogneux, për shkak të diferencës së madhe të moshës që ka me Macron.

Madje edhe republikani Jacques Domergue, e ironizoi atë nëpërmjet një statusi në Facebook ku shkruante: “Ne kemi një president që është më i ri se ai i mëparshmi. Vetëm se ai që kishim më parë jetonte me një grua që ishte sa mosha e vajzës së tij, ndërkohë që ky që kemi tani jeton me një grua që është sa nëna e tij

Edhe satirikja Charlie Hebdo nuk mund të mos jepte mendimin e saj rreth çiftit, sigurisht në mënyrën e saj. Në kopertinën e re të këtij muaji, shfaqet Brigitte shtatzënë dhe Macron që i prek barkun e rrumbullakosur duke i thënë se ky fëmijë do bëje mrekullira.

Pas gjithë këtyre komenteve negative, 64-vjeçarja nuk ka mundur të qëndroje pa reaguar.

“E kam mësuar veten të dëgjoj vetëm komentet positive. Jeta me Emmanuel më ka detyruar ta bëj një gjë të tillë,” ka shkruajtur në një postim në Tëitter.

Në mbrojtje të Trogneux kanë dalë personazhe të njohur, duke përfshirë këtu dhe një koment të gjatë nga ana e vajzës që tha për CNN se një urrejtje e tillë është e pavend në Francën e shekullit të 21-të.

Të fundit