Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bashkëshortja e Robert Aliajt: Berti u dashurua me mua kur ishte 7 vjeç
Bashkëshortja e Robert Aliajt, Mimoza Aliaj, ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites “Rudina”, ku ka folur për marrëdhënien e saj me bashkëshortin.
Për herë të parë ajo ka treguar publikisht çdo gjë, që nga lidhja me Robertin e deri në ditët e sotme.
“Roberti thotë se është dashuruar më mua që 7 vjeç dhe se shihte tek unë modelin e femrës. Këto gjëra m’i ka shprehur edhe mua, por ndoshta unë isha shumë naive për të kuptuar. Ai është vërtitur pothuajse 10 vjet rresht prapa meje, por nuk guxoi t’i shprehte ndjenjat e tij”, është shprehur Mimoza.
Gjithashtu ajo ka treguar se në fakt lidhja me Robertin nuk ka qenë aq e lehtë, sepse familja e saj nuk e kishte pranuar lidhjen e tyre.
“Kur mamaja ime e mori vesh, më tha se me Robertin do kisha sfida për të kaluar, megjithatë më duket djalë me vizion prandaj të uroj më të mirat”, ka thënë ajo.