Flash News

KRYESORE

Bashkia e Dropullit merr përsipër shpenzimet e varrimit të Kostandinos Kaçifa

Bashkia e Dropullit merr përsipër shpenzimet e varrimit të

Ditën e nesërme pritet që trupi i Kostandinos Kaçifa të përcillet në banesën e fundit në fshatin Bularat, ku mbeti i vrarë pas një shkëmbimi me armë zjarri nga forcat RENEA. Ngjarja ndodhi 10 ditë më parë në Gjirokastër.

Ndërkohë, ditën e sotme trupi i të ndjerit ka mbërritur pranë familjarëve dhe pritet që nesër në orën 11.00 të përcillet për në banesën e fundit.

Bashkia e Dropullit ka marrë një vendim ditën e sotme, për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e ceremonisë së varrimit. Vendimin e bëri të ditur për mediat, nënkryetari i bashkisë Dropull, Mihal Mano.

“Në mbledhjen jashtë radhe të bashkisë së Dropullit Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit dhe të qëndrojmë në lartësinë e situatës. Mbajtëm një minutë heshtje për Konstandino Kacifas”, u shpreh Mano.

Të fundit