Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
‘Bashkia e Durrësit ka sabotuar ujësjellësin prej vitesh’/ Zyrtari i PD kujton fondin nga Banka Botërore: Ku shkuan 86 milionë dollarë?
Shefi i departamentit së Pushtetit Vendor në PD Durrës, Petro Vokopola ka denoncuar në Facebook problematikën me kanalizimet për ujin e pijshëm në qytetin e Durrësit.
Vokopola kujton se në vitin 2012 u realizua një plan konkret për t’i dhënë fund problematikës, me një fond rreth 86 milionë euro siguruar nga Banka Botërore.
Më tej ai sqaron se ky projekt u shty për miratim pas zgjedhjeve, por me ardhjen e maxhorancës në pushtet nuk gjeti zbatim.
“Lind pyetja, ku shkuan keto para qe qyetaret durrsak duhet t’ia kthejne me gjithe interesa Bankes Boterore, sepse deri tani jo vetem qe nuk po shikojme asnje ndryshim konkret por po kerkohen para te tjera per te njejten pune. Kjo pyetje I shkon prokurorise.”-shkruan Vokopola.
Reagimi i plotë