Flash News

KRYESORE

Bashkia e Durrësit u ve traun te Ura e Dajlanit pushuesve kosovarë

Me dhjetëra pushues kosovarë  që vijnë çdo ditë me autobusë nga Kosova, tani  duhet të ndalojnë te Ura e Dajlanit, në hyrje të Durrësit. Kjo ka ardhur si pasojë e një urdhri nga kryebashkiaku Dako dhe bashkia e tij, urdhër që ndalon të gjitha uatomjetet e mëdha, autobusë që të futen në hyrje të rrugës “Pavarësia”. Kjo do të thotë që dhjetra turistë duhet të zbresin aty dhe pastaj të sistemohen me taksi, në këmbë apo me automjet publike, si autobusi. Kjo gjë është majft stresuese dhe për vetë shoferët të cilët nuk kanë një vend ku të parkojë por u duhet të futen e të parkojnë nëpër rrugica.

Urdhri i Dakos, tani në mes të korrikut,  kur fare mirë duhet të ishin marrë masa që në filim të sezonit.

Vetëm dje kanë hyrë nga dogana e Morinit 25 mijë kosovarë , pjesa më e madhe e të cilëve do të pushojë në Durrës.

Të fundit