Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Bashkia e Himarës pranon se ka shkelur ligjin: Restoranti dhe shtëpia e Mihalit, pa leje
Policia ka marrë masa ndaj restorantit Panorma të Mihail Kokëdhimës, duke mos lejuar funksionimin e tij ndërkohë që sot vu re një polic që qëndronte aty gjatë gjithë kohës. “Top Channel” ka qenë sot në vendin e ngjarjes, ku askush nuk pranon të komentojë rreth incidentit. “Asnjë koment, asnjë fjalë për asnjë media, është një pakt qe kam bere me veten time”, thotë bashkëshortja e tij.
Një burim nga bashkia e Himarës i ka thënë këtij televizioni se si restoranti, ashtu edhe banesa e Mihal Kokëdhimës janë pa leje dhe se nuk kanë paguar kurrë taksa, duke lënë të hapur mundësinë e shembjes së tyre. Të dielën Gjykata e Vlorës e la ne arrest me burg Mihal Kokëdhimën, ndërsa prokuroria ka ngritur 3 akuza ndaj tij: ” Kanosja”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “shkatërrimi i pronës”.
Dy mund te jene arsyet qe bashkia e drejtuar prej 4 vitesh nga socialisti Jorgo Goro ka shkelur ligjin: për shkak të ndërhyrjeve nga ‘lart’ ose institucioni nuk është i aftë të kontrollojë territorin që menaxhon.