Flash News

KRYESORE

Bashkia e Kavajës firmos memorandum bashkëpunimi me Bashkinë e Grieskirchen në Austri

Bashkia e Kavajës firmos memorandum bashkëpunimi me Bashkinë e

Sot është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi midis Bashkisë së Kavajës dhe asaj të Grieskirchen në Austri.

Me firmosjen e këtij memorandumi, kryetari i Bashkisë Kavajë, Isa Sakja dhe ajo e Bashkisë Grieskirchen , Maria Pachner i dhanë udhë bashkëpunimit ekonomik si dhe implementimint të projekteve të përbashkëta në fushat e ekonomisë, turizmit, kulturës dhe sportit, arsmit, rinisë dhe informacionit, bujqësisë, shërbimit të zjarrfikesëve dhe emergjencave civile, pastrimit të qytetit, impianteve të pastrimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura si dhe përpunimit të mbetjeve.

Një ndër objektivat kryesore është bashkëpunimi në fushën e turizmit, duke nxitur veçanerisht bashkëpunimin ndërmjet operatorëve, shoqërive të turizmit nga Landi i Austrisë së Sipërme që janë pjesë e këtij delegacioni dhe operatorëve të zgjedhur lokalë, për të operuar fillimisht me dërgimin e grupeve turistike nga lidhja e pensionistëve të Austrisë së Sipërme për në bregdetin e Bashkisë Kavajë, veçanërisht në periudhat pranverë dhe vjeshtë, me ndihmën dhe ndërmjetësimin e Bashkisë Kavajë dhe operateorëve të zgjedhur lokalë.

Kështu operatorët turistikë në Kavajë do të kenë një sezon turistik më të zgjeruar që do të shtrihet në periudhën pranverë-vjeshtë.

Gjithashtu punonjës të turizmit në Bashki do të përfshihen në trajnime e kualifikime apo të punësimeve sezonale të punonjësve nga sektori turizmit të Bashkisë Kavajë, në periudhën e dimrit, në hotelet me vendndodhje në Landin e Austrise së Sipërme.

Drejtuesit kryesorë të kompanisë lider në fushën e turizmit në Landin e Austrisë së Sipërme “Reiseëelt”me rreth 40 filiale në Austri, Gjermani, Çeki, Sllovaki  janë pjesë e delegacionit austriak që po viziton këto ditë Kavajën për të nisur këtë bashkëpunim.

Meqenëse sporti i futbollit ka qenë dhe mbetet emblema e qytetit të Kavajës, të krijohet mundësia e bashkëpunimit me Klubin e Futbollit Ried të Austrisë  dhe Klubin e Futbollit Besa, në kuadrin e trajnimeve të përbashkëta, kualifikime trajneresh dhe lojtarësh, nën kujdesjen edhe të deputetit Grossruck dhe kryetarit të Bashkisë Kavajë, Isa Sakja.

Në shenjë të bashkëpunimit të mirë dypalësh kryetari Isa Sakja dhe kryetarja e Bashkisë Grieskirchen, Maria Pachner mbollën ‘Pemën e Miqësisë’, në parkun rekreativ prej 85.000 m2  që po merr formë dita – ditës.

Të fundit