Flash News

KRYESORE

Bashkia e Kukësit padit anëtarët e KZAZ-së për shpërdorim detyre: Po bllokojnë me forcë ambientet

Bashkia e Kukësit ka paditur anëtarët e KZAZ nr.11 të këtij qyteti, me akuzën për ‘shpërdorim detyre’.

Kryebashkiaku  Bashkim Shehu, në kërkesë padinë shprehet se anëtarët e kësaj KZAZ-je vazhdojnë të mbajnë të bllokuara, në mënyrë të paligjshme, mjediset në Shkollën e Mesme “Havzi Nela”,

Shehu thekson më tej se pavarësisht se anëtaret e KZAZ-së kanë marrë dijeni për shkak të detyrës, për anullimin e datës së zgjedhjeve vendore, ata vijojnë të mbajnë të bllokuar një objekt në pronësi të Bashkisë Kukës.

“Mos-dorezimi i objektit ne pronesi te Bashkise Kukes nga ana e KZAZ-se, cenon veprimtarine institucionale dhe marredheniet juridike te vendosara me ligj”, shkruhet në padi.

Të fundit