Flash News

KRYESORE

Bashkia e Mirditës nderon arkipeshkvin, pas misionit 25-vjeçar në Shqipëri

Bashkia e Mirditës nderon arkipeshkvin, pas misionit 25-vjeçar

Në përfundim të misionit të tij 25 vjeçar Mirdita ka nderuar arkipeshkvin e zonës Monsionor Cristoforo Palmierin, për kontributin e vyer në vepra të ndryshme të promovimit njerëzor me aktivitet social për të varfërit dhe të rinjtë në veçanti. Me këtë motivacion,  Bashkia i dha arkipeshkvit Palmieri “Stemën e Artë”. Titulli iu dorëzua nga Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj në një ceremoni të posacme ku merrnin pjesë edhe mjaft qytetarë.

“Nën gjurmët e barinjve të hershëm shpirtërorë të Mirditës, Monsionor Palmierin arriti ti japë shembull unik Kishës së Mirditës si ndër më aktivet në të gjitha kishat e vendit, e njohur me përkushtimin ndaj popullit të thjeshtë, madje me emër të mirë deri në Vatikan.”, tha Ndrec Dedaj.

Në fjalën e tij Mons. Cristoforo Palmieri,  ka falenderuar të gjithë banorët e Mirditës që u bënë pjesë e rrugëtimit të tij të gjatë në këto zona: “Këto vite qëndrimi mes jush më kanë nderuar. Mirësia juaj për cdo shenjë respekti, edhe po të kenë qenë vetëm një fjalë inkurajuese.”

Mons. Cristoforo Palmieri erdhi në Mirditë në moshën 24-vjeçare dhe që nga kjo kohë ka dhënë mbështetje për çdo person në nevojë si dhe ka kontribuar në ndërtimin e disa objekteve të kultit dhe arsimore. Ai tashmë largohet nga Rrësheni dhe Shqipëria  duke marrë më vetë vlerësimin e shumë njerëzve që e njohën.

Të fundit