Flash News

KRYESORE

Bashkia e Tiranës festë me fëmijët në nevojë dhe të punonjësve të saj

Me rastin e festave të fundvitit, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e Bashkisë Tiranë organizoi sot një festë për fëmijët në nevojë dhe të punonjësve të saj.

Motoja e këtij aktiviteti argëtues ishte “Buzëqesh me Fëmijët”, dhe kalamajtë shijuan për disa orë në Parkun Olimpik programin festiv me këngë, humor, kërcime, lojëra, e surprizat e ndryshme.

Nuk munguan as fotot me Babagjyshin e Vitit të ri, si dhe dhuratat e përgatitura me shumë dashuri nga stafi organizator.

Një surprizë për fëmijët në nevojë dhe ata të punonjësve që merren me mirëmbajtjen e Parkut të Madh të Liqenit dhe këndeve të lodrave në kryeqytet.

E veçantë ishte se gjatë aktivitetit të organizuar në ambientet e Parkut Olimpik, fëmijët ishin dhe vetë protagonistë. Atmosfera ishte e gëzuar dhe e hareshme mes tyre.

Të fundit