Flash News

KRYESORE

Bashkia e Tiranës publikon ndërtesat e pabanueshme pas tërmetit

Bashkia e Tiranës publikon ndërtesat e pabanueshme pas tërmetit

Bashkia e Tiranës ka bërë publike ndërtesat të cilat nuk janë të banueshme pas tërmetit të 26 nëntorit

Por institucioni ka vënë në dukje faktin se ka shumë persona të cilët refuzojnë të lënë banesat e tyre, duke rrezikuar kështu jetën.

“. Deri më tani, grupet e punës me përbërje inxhinierë konstruktor, kanë konstatuar se disa godina janë të pabanueshme në Tiranë dhe kanë udhëzuar evakuimin e banorëve. Por, në 4 pallate, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren kanë hasur në rezistencën e banorëve, të cilët nuk pranojnë të lënë banesat e tyre dhe të evakuohen në qendrat sociale ose hotele të zonës, sipas udhëzimit të inxhinierëve, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm”, njofton Bashkia e Tiranës që u bën thirrje të gjithë banorëve të bashkëpunojnë me përfaqësuesit tanë në terren dhe të dalin vullnetarisht nga këto ndërtesa të pasigurta për jetën e tyre, dhe të pranojnë ndihmën e ofruar për strehim dhe ushqim

Pallatet e pabanuara

–Njësia Administrative 11, rruga “Fatmir Gjata”, Kodër Kamëz;

–Njësia Administrative 4, pallati i ish-Konvikteve të Komunales së Tiranës, zona e Alliasit, Godina 1 dhe 2;

–Njësia Administrative 4, pallati nr. 4, rruga “Myslym Keta”;

– Njësia Administrative 6, pallati nr. 160 në rrugën “Llambi Bonata”, zona e ish-Kombinatit.

Të fundit