Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Bashkia e Tiranës shtron darkë festive me përfaqësues të klerit për Krishtlindje
Bashkia e Tiranës shtroi një darkë festive me përfaqësues të klerit dhe personalitete të larta të qytetit me rastin e Krishtlindjeve. Për kryebashkiakun Erion Veliaj, Krishtlindjet janë një moment reflektimi për këdo, ndërkohë që ai u ndal edhe te fakti që Tirana ia doli që të ringrihet shpejt, pavarësisht tërmetit të 26 nëntorit.
“Shpresoj që kjo Krishtlindje të jetë një moment i madh reflektimi. Qytetet nuk dallohen nga sa shpejt apo sa shpesh rrëzohen. Në Tiranë u rrëzuam disa herë këtë vit, patëm dy tërmete, një përmbytje, ndoshta edhe kriza të tjera. Por, qytetet dhe komunitetet vlerësohen nga sa shpejt ngrihen. Unë do të doja që Tirana mos të jetë qyteti që njihet për fatkeqësitë që e kanë goditur, por sesa shpejt është ngritur përballë këtyre vështirësive.”, tha kryebashkiaku.
Kryebashkiaku siguroi se Bashkia e Tiranës do të ofrojë në të gjitha mensat e saj sociale ndihmë për njerëzit në nevojë.
Ai shprehu mirënjohjen për përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vendin tone, si dhe për këdo që i është përgjigjur thirrjes duke shërbyer ndaj njerëzve. “Duhet të kemi një moment për të reflektuar pak për frymën e Krishtlindjes, edhe për mënyrën sesi secili prej nesh nën këtë thirrje mund të shërbejë”, tha Veliaj, ndërsa nënvizoi se Tirana është një qytet solidar dhe që investon tek një shoqëri më e drejtë.
Kryebashkiaku shpreson që qyteti të investojë në këto talente, në solidaritet, investon pasionin, zemrën, dijen në një shoqëri, që është më e drejtë dhe më e barabartë. Një shoqëri që është më e hapur ndaj dikujt që mendon ndryshe, beson ndryshe, vishet ndryshe, flet ndryshe, apo që e ka ngjyrën e lëkurës ndryshe”.