Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bashkia e Tiranës tjetër rekord, 103 tenderë të dyshimtë për 6 muaj
Bashkia e Tiranës, si bashkia më e madhe në vend, ka zhvilluar numrin më të lartë të tenderëve pas implementimit të reformës territoriale, ku sipas shifrave rezulton se nga 19.549 tenderë në 61 bashki, 2355 të tillë i përkasin Bashkisë së Tiranës, që përbëjnë 12 për qind të tyre. Por, ajo që bie në sy është fakti se sipas të dhënave të publikuara nga openprocurement.al rezulton se 392 tenderë të Bashkisë së Tiranë, pra rreth 17% e tyre, janë të dyshimtë për shkaqe të ndryshme, sipas përkufizimit të termit “të dyshimtë” në udhërrëfyesin e Bashkimit Europian mbi Mashtrimet në Prokurimet Publike.
Porta Vendore ka zhvilluar një analizë mbi tenderët e Bashkisë së Tiranës, ku rezulton se pavarësisht se ka realizuar vetëm 12 për qind të tenderëve në total, vlera e kontraktuar nga subjektet e ndryshme, krahasuar me totalin për 61 bashkitë e vendit, rezulton se në përqindje është shumë më e lartë se ajo për numrin e tenderëve, konkretisht rreth 29% të vlerës totale të parave që janë shpenzuar nga tenderët në 61 bashkitë e vendit.
1/3 e tenderëve, të dyshimtë
Porta Vendore ka analizuar 6 muajt e parë të vitit 2018, duke vlerësuar sesa tenderë të realizuar nga Bashkia e Tiranës, rezultojnë me një problematikë të caktuar. Nga analizimi i shifrave të publikuara nga openprocurement.al rezulton se në 6 muajt e parë të vitit 2018, Bashkia e Tiranës ka zhvilluar 488 tenderë, me fond limit rreth 4.4 miliardë lekë të reja. Nga ky fond rezulton se rreth 3.9 miliardë lekë janë fituar nga 242 subjekte të ndryshme për 350 tenderë të shpallur fitues. Por, pikërisht këtu nisin pikëpyetjet mbi tenderët e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, pasi rezulton se nga 350 tenderë të shpallur fitues nga Bashkia e Tiranës, pothuajse 1/3 e tyre hyjnë në kategorinë “RedFlag” (flamur i kuq), sipas udhërrëfyesit të BE-së mbi Mashtrimet me Prokurimet Publike, për shkak të informacioneve që sjellin dyshime për realizimin e tyre. Konkretisht, një shënim me RedFlag është një fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione të tjera që mund të tregojnë një shqetësim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve antikorrupsion. BE ka parashikuar në kategorinë RedFlag shumë forma për ekspozimin e parregullsive të mundshme, duke filluar që nga mungesa e konkurrencës; mungesa e garës, nëpërmjet negocimit të drejtpërdrejtë; shtesa kontrate pa përfunduar ende faza e parë e kontratës, skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit dhe anulim i tenderit dy ose më shumë herë. Madje, këto janë theksuar edhe nga projekti openprocurement.al sa i përket tenderëve të zhvilluar nga pushteti vendor.
Shkeljet e mundshme
Nga verifikimi i realizuar nga Porta Vendore për tenderët e Bashkisë Tiranë në 6 muajt e parë të vitit 2018, rezulton se me RedFlag janë shënuar 103 tenderë. Në 94 prej 103 tenderëve rezulton që ose janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues përveç fituesit, ose ka pasur mungesë konkurrence, pasi ka konkurruar vetëm një subjekt i vetëm. Konkretisht, në 51 të tillë është kualifikuar vetëm fituesi, ndërkohë që në 43 tenderë të tjerë ka konkurruar vetëm një subjekt. Ligji shqiptar i lejon këto lloj procedurash, pra me një konkurrent të vetëm, por sipas udhërrëfyesit të BE-së mbi mashtrimet në prokurimet publike shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokumenti në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste.
Tenderë me negocim
Ndërkaq, 7 tenderë të tjerë që janë përzgjedhur në këtë analizë rezultojnë se janë zhvilluar nga Bashkia e Tiranës me negocim të drejtpërdrejtë, pavarësisht se kanë qenë me fond limit mbi 50 milionë lekë të reja. Pra bëhet fjalë për tenderë, që sipas përcaktimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike janë mbi kufirin e ulët monetar dhe realizimi i tyre me negocim të drejtpërdrejtë bëhet vetëm në raste të veçanta, të përcaktuar qartë në ligjin për Prokurimet Publike, por edhe në udhëzimin e nxjerrë nga APP më 8 janar 2018. Tenderë me negocim të drejtpërdrejtë, pavarësisht vlerës, janë cilësuar të dyshimtë edhe nga udhërrëfyesi i BE-së. Por çfarë kanë qenë këto raste të veçanta për Bashkinë e Tiranës?! Nga verifikimi rezulton se 7 procedurat e identifikuara janë realizuar nga Bashkia e Tiranës për blerje ushqimesh, për ruajtje dhe siguri të vlerave monetare, për shërbimin e internetit në bashki dhe për shërbimin e pastrimit. Madje, në 4 raste, tenderët janë fituar në vlerën mbi 99% të fondit limit, ndërsa në 3 raste mbi 98% të fondit limit dhe po të vërehet në tabelën e nxjerrë nga Porta Vendore rezulton se të 3 këto procedura janë fituar nga e njëjta kompani.

Po ashtu, 1 rast nga 103 të tillë është shënuar me RedFlag, pasi rezulton se tenderi është anuluar dy ose më shumë herë, ndërkohë që një rast tjetër ka të bëjë me shtesë kontrate, pa përfunduar ende faza e parë e kontratës.
Por, me gjithë dyshimet për shkelje të mundshme, ajo që dallohet më së shumti në analizimin e 103 tenderëve është fakti se këto kompani, kanë arritur të marrin të gjitha bashkë mbi 90 për qind të fondit limit (Shih tabelën). Vetëm në pak raste vihet re se ka pasur oferta më të vogla se 90 për qind e fondit limit, duke ngritur dyshime sesi këto kompani kanë dhënë oferta kaq pranë fondit limitë procedura të hapura dhe kanë qenë me kaq fat për të fituar përballë kompanive që kanë dhënë oferta më të vogla, ku këto të fundit në të gjitha rastet e analizuara nga Porta Vendore janë skualifikuar për mungesë dokumentacioni./porta vendore.al
Tenderët e dyshimtë
51 janë për skualifikim të operatorëve
43 mungesë konkurrence
7 negocim i drejtpërdrejtë mbi 50 milionë lekë
1 anulim i tenderit dy ose më shumë herë
1 shtesë kontrate
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38