Flash News

KRYESORE

Bashkia Shkodër, më shumë mundësi financimi, përzgjidhet e para nga programi i financuar nga Bashkimi Evropian

Për projejket e Bashkisë së Shkodrës do të ketë më shumë mundësi financimi dhe realizmi. Kjo gjë ëshët bërë e ditur nga veët Bashkia. Në faqen e saj të internetit Bashkia e Shkodrës lajmëroi se “Dëshirojmë të ndajmë me të gjithë lajmin e mirë të përzgjedhjes së Bashkisë Shkodër si e para, e vlerësuar me 75 pikë, duke kryesuar listën fituese te bashkive për aplikimin pranë Programit ReLOad i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Bashkia Shkodër kryeson listen e 12 bashkive fituese, duke u vlerësuar ndër bashkitë qe plotesojne me së miri kriteret e performances dhe perfshirjes ne projekt si:

  1. Bashkia që ka bashkëpunim të vazhdueshëm dhe praktika të mira me organizata të shoqërisë civile.
  2. Bashkia që ka një plan të miratuar të zhvillimit të komunitetit dhe dokument strategjik ku identifikohen prioritetet e zhvillimit socio-ekonomik.
  3. Bashkia që ka mekanizma për monitorimin / vlerësimin e projekteve dhe iniciativave të zbatuara nga organizata të shoqërisë civile.

Bashkitë do të përfitojnë grante për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile që do të zbatojnë projekte zhvillimi dhe do të ofrojnë shërbime publike në përputhje me prioritetet e bashkisë tonë.

Risia e këtyre granteve është mundësia që na ofrohet për zbatimin e mekanizmave transparent të financimit dhe angazhimit për organizatat e shoqërisë civile brenda bashkisë Shkodër.”

Të fundit