Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Bashkia Shkodër vendos tunele dezinfektimi në tregjet publike
Bashkia e Shkodrës ka vendosur tunele dezinfektimi në tregjet publike të qytetit, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit të koronavirusit. Me anë të një deklarate për mediat, shpërndarë nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, thuhet se tunelet e dezinfektimit janë vendosur në të paktën katër tregje. Ndërsa qytetarëve u kërkohet që të respektojnë respektimin e udhëzimeve për distancimin social.
“Rritja e sigurisë së shëndetit dhe mbrojtjes së tregtarëve dhe qytetarëve në tregjet e Shkodrës, është në vëmendjen e qeverisjes vendore. Bashkia e Shkodrës po siguron investimet e duhura për këtë qëllim në: Tregun e shumicës fruta- perime në Dobraç në administrim të Ministrisë së Ekonimisë; në Merkaton e Rusit dhe në vijim, në tregun e Zdrales.
Nga të gjithë, tregtarë e qytetarë, kërkohet respektimi i udhëzimeve të Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për zbatimin e rekomandimeve ndaj subjekteve të biznesit. Më poshtë gjeni në link video nga vendosja e tuneleve dezinfektues në dy tregjet ne Shkodër.”, thuhet në deklaratën e Voltana Ademit.
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/1140972042927067/?v=1140972042927067