Bashkim Dedja rizgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese

Bashkim Dedja është zgjedhur sërish në krye të Gjykatës Kushtetuese. Është ky institucion që njofton për votimin unanim të anëtarëve të tjerë për rizgjedhjen e gjyqtarit Dedja në krye të Kushtetueses.

Njoftimi:

Sot në datën 03.10.2017, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 7/d, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në përfundim të procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese votuan unanimisht zgjedhjen e z. Bashkim Dedja Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.