Flash News

KRYESORE

Bashkim Fino kundërshton kërkesën e Arta Markut: Kjo është absurde!

Bashkim Fino kundërshton kërkesën e Arta Markut: Kjo

Mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate.

Ka qenë kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme ajo që ka revoltuar deputetin e PS, Bashkim Fino. Në kërkesën e saj, prokuroria kërkon 197 punonjës shtesë për vitin 2019.

Fino e ka cilësuar kërkesën e Markut si absurde dhe se Prokuroria e Përgjithshme ka realizuar vetëm 30% të investimeve deri me tani.

“Të kërkosh rreth 200 veta me duket absurde. Prokuroria e Përgjithshme ka realizuar vetëm 30% të investimeve deri me tani. Nuk kemi pse t’i japim kaq shume për investime, kur këto nuk realizojnë investimet. Me ligjin e ri dhe reformën ne drejtësi, ministria e Financave ka marrë në ngarkim që pas vettingut pagat e reja qe janë me të larta. Fondi i pagave i domosdoshëm dhe i përballueshëm”, u shpreh Fino.

Të fundit