Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Bashkim Fino rival i Armando Dukës për FSHF-në? Ja çfarë paralajmëroi miku i Edi Ramës
Që prej ditës së djeshme në disa portale po qarkullon lajmi se deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, mund të kandidojë për drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, kundër kryetarit aktual, Armand Duka.
Duka ka bërë shumë armiq gjatë drejtimit të FSHF-së dhe sot, klubet më të rëndësishme të futbollit shqiptar si Skënderbeu, Partizani, Tirana dhe Flamurtari kërkojnë largimin e tij.
Ndryshimin në federatë e paralajmëroi pak ditë më parë edhe presidenti i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili tha në emisionin “Gol Pas Goli” se “pas marsit nuk do të ketë mbretër në FSHF”.
“Unë nuk shmangem nga përgjegjësitë e mia. Pjesa kryesore e dështimit këto vitet e fundit më takon mua. Por ata që menaxhojnë futbollin këtu, janë bërë si Napoleoni tek “Ferma e Kafshëve”. Nuk do të jetë më Shqipëria e atyre që bëjnë kontrabandë. Do fryjë një erë e re. I kam bërë thirrje prokurorisë së Janinës se Armando Duka ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. I ka ikur koha atyre që mbretërojnë këtu”, ka thënë Idrizi.
Sinan Idrizi njihet si mik i kryeministrit Edi Rama, i cili i ka premtuar edhe stadiumin e ri në Vlorë. Ndërkohë, fushatën kundër Dukës e udhëheq prej kohësh presidenti i Partizanit, Gaz Demi, shoku i ngushtë i Olsi Ramës.