Flash News

KRYESORE

Bashkimi Europian i bën thirrje Kosovës të themelojë sa më shpejt institucionet e reja

Bashkimi Europian i bën thirrje Kosovës të themelojë sa

Kosova vazhdon të jetë pa institucione të reja thuajse 2 muaj pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka kërkuar nga partitë politike që të themelojnë sa më shpejtë institucionet e reja. Takimi i sotëm i partive politike, në të cilin munguan vetëm përfaqësuesit e Vetëvendosjes, nuk doli të ishte rezultativ.

 “Zyra e BE-së në Kosovë bën thirrje që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që partitë parlamentare të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’i përmbushin detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet”, është thënë në përgjigjen e Zyrës së BE-së.

Të fundit