Flash News

KRYESORE

Bashkimi i partive shqiptare në Mal të Zi, Ditmir Bushati: Dëshmi e maturisë politike

Bashkimi i partive shqiptare në Mal të Zi, Ditmir Bushati: Dëshmi

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka vlerësuar bashkimin e partive shqiptare në Mal  të Zi, duke formalizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore në Tuz permes një liste të përbashkët "Forumi Shqiptar" me sloganin "Malësia na Bashkon.

Bushati, thekson se ky përbën një moment të shumëpritur për bashkëkombasit tanë në Malin e Zi.

Statusi i plotë:

Përpjekja dhe angazhimi konstant me të gjithë aktorët politik, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i dha frytet. Me përgjegjshmëri politike dhe mision qytetar, faktori politik shqiptar ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit zgjedhor, duke formalizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore në Tuz permes një liste të përbashkët "Forumi Shqiptar" me sloganin "Malësia na Bashkon".

Ky hap, që përbën një moment të shumëpritur për bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, është dëshmia më e mirë e maturisë politike, dhe në të njëjtën kohë përbën një tjetër arritje domethënëse për politikën tonë të jashtme dinamike e konstruktive në rajon.

Suksese të mëtejshme Komunës Tuz!

Të fundit