Flash News

KRYESORE

Bashkitë do blejnë zjarrfikëse, qeveria akordon 50 milionë lekë

Bashkitë do blejnë zjarrfikëse, qeveria akordon 50 milionë

Qeveria ka vendosur në dispozicion ët disa bashkive një fond prej 50 milionë lekësh për blerje automjetesh zjarrfikëse.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave.

Vendimi i plotë

V E N D I M PËR SHPËRNDARJEN E FONDIT TË INVESTIMEVE PËR FUNKSIONIN E SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN NË DISA BASHKI, PËR VITIN 2018

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, të ligjit nr.152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Fondi për investime për funksionin e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, i miratuar në buxhetin e vitit 2018, në shumën 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, shpërndahet për blerje automjetesh zjarrfikëse për bashkitë, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. Fondet e mbetura pas përfundimit të procedurave të prokurimit rishpërndahen për bashkitë e tjera, me vendim të Këshillit të Ministrave.
  3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit