All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Bashkitë opozitare i kërkojnë KQZ-së të zbatojë dekretin e presidentit Meta

Bashkitë opozitare i kërkojnë KQZ-së të zbatojë
All - Paragraf - 1

Bashkitë e drejtuara nga kandidatët e partive opozitare i kanë bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të vërë në zbatim dekretin e presidentit Ilir Meta, në bazë të të cilit, zgjedhjet lokale të 30 qershorit anulohen.

All - Paragraf - 3

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i dërgoi një letër KZAZ-ve në këtë qytet, ku i kërkon lirimin e menjëhershëm të ambienteve në funksion të procesit zgjedhor. Kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, në letrën e firmosur për KQZ-në, ministrisë së brendshme si edhe prefekturës Tiranë, kërkon që KZAZ nr 42 të ndërpresë të gjitha veprimet.

Të njëjtën kërkesë kanë dorëzuar pranë KQZ edhe kreu i Bashkisë së Matit Nezir Rizvani, si edhe kreu i Bashkisë në Skrapar, Nesim Spahiu, kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe ai Kamzës Xhelal Mziu. Zbatimin e dekretit të presidentit kanë kërkuar bashkitë e juglindjes, Pogradeci dhe Devolli.

Të fundit