Flash News

KRYESORE

Bashkohen për herë të parë 5 parti shqiptare në Luginën e Preshevës, synojnë tri mandate në Kuvendin e Serbisë

Bashkohen për herë të parë 5 parti shqiptare në

Për herë të parë, pesë parti politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ose siç njihet edhe si Lugina e Preshevës janë unifikuar në garën e zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit  në Serbi.

Ata kanë shprehur ambicien se duke shkuar të zgjedhje të bashkuar synojnë të marrin tre mandate në kuvendin serb.

Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se pjesëmarrja në zgjedhje ka për qëllim fuqizimin e shqiptarëve në aspektin politik.

"Ne synojmë arritjen e tri mandateve meqë kësaj here për here të parë janë pesë partitë kryesore të angazhuar në një listë të përbashkët. Kjo e jep mundësinë që realisht mendojmë se do të arrijmë të sigurojmë tri mandate", tha Kamberi.

Të fundit