Flash News

KRYESORE

Bashkohet dhe AKR, Hoti: Nesër përfundojmë marrëveshjen për koalicionin

Bashkohet dhe AKR, Hoti: Nesër përfundojmë marrëveshjen

Avudllah Hoti, i përzgjedhuri i LDK-së për Kryeministër të Kosovës, u shpreh këtë të martë se të mërkurën do të finalizohet marrëveshja për koalicionin qeverisës. Sipas tij, pjesë e koalicionit do të jenë partitë: AAK, Nisma, Lista Serbe dhe AKR-ja, që sapo ka konfirmuar koalicionin..

“Besoj që nesër do të përmbyllim marrëveshjen dhe do të dalim me përbërjen e qeverisë së re. Në disa prej partive të koalicionit jemi duke i finalizuar edhe me emra të ministrave, por edhe me parimet e qeverisjes, sepse kjo për mua është esenciale”.

AKR ka pasur dyshime për pjesëmarrjen e saj në koalicion, por Avdullah Hoti ka konfirmuar se do të bëhet pjesë e këtij koalicioni. “Pjesëmarrja e Listës Serbe do të jetë në përputhje me fuqinë politike që ka Lista Serbe dhe pjesëmarrjen politike”, ka thënë Hoti, ka thënë ai për mediat kosovare.

Të fundit