Flash News

KRYESORE

“Bashkohu me studentët”, në Tiranë shfaqen parulla në mbështetje të protestës

Në rrugët e Tiranës janë shfaqur këto ditë parulla ku bëhet thirrje për mbështetjen e protestës e studentëve. “Bashkohu me studentët”, shkruhet në disa rrugë të kryeqytetit.

Studentët protestojnë prej gjashtë ditësh në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit duke kërkuar ulje të tarifave të studimit dhe përmirësim të kushteve në universitete dhe konvikte.

Nesër është paralajmëruar sërish protestë dhe, sipas studentëve, parashikohet që pjesëmarrja të jetë më e madhja e këtyre ditëve.

Të fundit