Flash News

KRYESORE

Bastisja në Prokurorinë e Durrësit, ndalohen 3 autorët e dyshuar, mes tyre edhe roja private

Bastisja në Prokurorinë e Durrësit, ndalohen 3 autorët e

Një ditë pas bastisjes së Prokurorisë së Durrësit, policia ka mundur të identifikojë dhe të ndalojë 3 personat e dyshuar, si autorë të ngjarjes.

Mësohet se të ndaluar janë roja private Nias Lena dhe dy autorët e dyshuar Artur Isa dhe Besnik Bushi

Aktualisht, 3 personat po merren në pyetje dhe shumë shpejt policia pritet të dalë në një deklaratë për mediat.

Personat që hynë gjatë mbrëmjes së të mërkurës në Prokurorinë e Durrësit, morën dosje e materiale nga zyra e prokurorit Afrim Shehu që po hetonte rastin e tjetërsimit të pronave në Ishëm.

Njoftimi i djeshëm i policisë:

Më date 24.05.2018 në orën 06:30 nga ana e punonjësve të prokurorisë se rrethit Gjyqësor Durrës është konstatuar se në ambientet e prokurorisë, persona të paidentifikuar, me sende të forta kanë hapur derën e Zyrës së Serverit ku kanë dëmtuar dhe marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë, etj. Po kështu është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyrë të oficerëve të policisë gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës ku Godina e Prokurorisë ruhej nga punonjësit e Policisë Private.

Lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal për nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime intensive nga grupi hetimor ne lidhje me përcaktimin e faktit dhe identifikimin e autorëve të veprës.

Të fundit