Flash News

KRYESORE

Bastisja në Prokurorinë e Durrësit, vjen reagimi i parë nga politika

Vjen reagimi i parë nga politika lidhur me bastisjen e Prokurorisë së Durrësit, gjatë orëve të të natës së mbrëmshme.

Është Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, ai i cili ngre një pyetje ironizuese ndaj policisë dhe qeverisë “Rama”.

“Nëse Shteti nuk mbron dot veten, qytetarët kush i mbron?”, shkruan  Duka në facebook, duke lënë të nënkuptohet se qytetarët nuk janë aspak të sigurt dhe të mbrojtur, pas ngjarjeve të këtij niveli.

Më herët, reagoi edhe vetë organi i Prokurorisë, duke dhënë më shumë detaje mbi ngjarjen.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me date 24.05.2018 ne oren 06:30 eshte konstatuar nga ana e punonjesve te prokurorise se ne ambientet e prokurorise kishte nderhyrje nga persona te paidentifikuar, te cilet me sende te forta kane hapur deren e Zyres se Serverit ku eshte konstatuar se jane demtuar dhe marre pajisje elektronike qe rregjistrojne kamerat e sigurise, etj. Po keshtu eshte konstatuar se keto persona kane hapur me force edhe zyren e nje prokurori dhe nje zyre tjeter te ofocereve te policise gjyqesor. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private, ShPSRF.

Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime ne menyre intensive nga grupi hetimor ne lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.

 

 

 

 

Të fundit