Flash News

KRYESORE

Batman shëtit nëpër Romë, qytetari e paralajmëron: Mos merr autobusin se do vonohesh

Aktorë të maskuar si Batman, Cat Ëomen dhe të tjerë ‘kolegë’ superheronj, janë parë sot nëpër rrugët e kryeqytetit italian të Romës.

Ata kanë qenë duke festuar 80 vjetorin e krijimit të Kalorësit të Zi (siç quhet ndryshe Batman), dhe kur një qytetar roman i ka parë që ata po i drejtoheshin terminalit i ka dalë përpara ‘Batmanit’ duke i thënë, “mos merr autobusin se do të bëhesh vonë”.

Në artikullin e botuar nga gazeta italiane “Il Messaggero” thuhet që shpesh herë Roma ka probleme me mjetet e transportit urban.

“Roma mund të mos jetë Gotam City (qyteti imagjinar i Batman) por shpesh herë marrja e mjeteve të transportit urban në qytet është një aventurë e vërtetë, që edhe një superhero nuk do mund ta përballonte dot”, shkruan gazeta italiane.

Të fundit