Flash News

KRYESORE

Baton Haxhiu bëhet rival i Fevziut të enjteve, emision politik në Tiranë

Baton Haxhiu bëhet rival i Fevziut të enjteve, emision politik në

Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu do të jetë i pranishëm më shpesh se zakonisht në mbrëmjet televizive të Tiranës. Një mysfair i Blendi Fevziut në ‘Opinion’, duke filluar nga fundi i shtatorit ai do të ketë çdo të enjte emisionin e vet politik në ABCNews, i thanw Politiko.al burime të besueshme mediatike.

Haxhiu me sa duket bën pjesë në planet e pronarit të ABCNews, i cili ka investuar në fushën mediatike edhe në Kosovë duke blerë televizionin T7 dhe gazetën Ekspress.

Baton Haxhiu ka qenë moderator i emisionit politik ‘Zona B’ në Klan Kosova, dhe me sa duket tani do të jetë rival i drejtpërdrejtë i Blendi Fevziut të enjteve në mbrëmje në ora 21.00 në AbCNews.

Nuk dihet nëse Haxhiu do ta ruajë logon ‘Zona B’ apo do ta pagëzojë me emër të ri emisionin e Tiranës.

Të fundit