Flash News

KRYESORE

Baton Haxhiu mbron Ramën: Nuk meriton të qëllohet me vezë

Baton Haxhiu mbron Ramën: Nuk meriton të qëllohet me vezë

Analisti Baton Haxhiu nuk e ka përjetuar aspak mirë gjestin e deputetit të Partisë Demokratike, Endri Hasa, që goditi me vezë kryeministrin Rama.

Haxhiu në emisionin “Opinion” theksoi se ky veprim nuk ishte i duhur, pasi sipas tij edhe Partia Demokratike është po aq fajtore sa PS-ja.

“Çdo gjest në këtë parlament është shije e keqe e asaj që është krijuar për vite të tëra dhe një gjë që desha të them është që  për kaq vitesh prej që Partia Demoratike është në opozitë vetëm mbrëmë e kam parë një deputet që ka shkëlqyer pas kaq vitesh e ai është Agron Shehaj që është ekzemplar se si duhet të jetë kjo parti”.

“Ky është gjest primitiv i një partie e cila realisht ka fajësi më të madhe se kjo që është në pushtet”, ka thënë Haxhiu.

Të fundit