Flash News

KRYESORE

Batuta e Ramës që largoi deputetët e opozitës nga salla

Batuta e Ramës që largoi deputetët e opozitës nga salla

Gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme, deputetët e opozitës braktisën sallën gjatë fjalës së Kryeministrit Rama, pasi ai i konsideroi deputetët e PD si “zogjtë e korbave”.

 “Fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar ndihmë në qiellin që katandisët.  Jeni zogjtë e korbave. Ne nuk jetojmë në kohën e zogut, por përballë zogjve të kohës”, tha Rama.

Pas këtyre fjalëve të Ramës, opozita ka braktisur sallën pasi situata u tensionua.

Ndërkohë Basha para se të largohej iu afrua në foltore duke i thënë “S’ke turp”.

Rama foli për ndihmës ekonomike që sipas tij në kohën kur qeveriste PD, i është dhënë padrejtësisht shumë familjeve.

“Me atë vendim qeverie është kaluar në proces, si të gjitha reformat që tentuat dhe nuk i bëtë kurrë, kjo është një reformë që u pilotua në Tiranë, Elbasan e Durrës. Nga kjo skemë rezulton se 19700 deklarime të rreme , dmth subjekte abuzive që merrnin ndihmë ekonomike nga ju, nuk meritonin ta kishin”, tha Rama.

 

Të fundit