Flash News

KRYESORE

Batutat e Bashës me fëmijën, ironizon Ramën: E paske timonin si të kryeministrit

Lulzim Basha ka pasur gjatë kësaj të diele takim me banorë të “Unazës së Re” në kryeqytet. Megjithëse një fushatë mjaftë intesive, ai ka gjetur kohë të bëjë edhe një batutë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë takimit një fëmijë i vogël është shfaqur përpara kryetarit të PD­-së, i cili nuk mundi t’i rezistonte tundimit për të lëshuar batutën, pasi fëmija mbante në duar një timon.

“O, shih kush erdhi, erdhi ky i timonit. Po më shpjegon si funksionon timoni. Ky është sinjali, muzika, boria, po ekonominë ku e ke? E paska si timoni i Edi Ramës, pa ekonomi”, tha Lulzim Basha.

Të fundit