Flash News

KRYESORE

Batutat politike të vitit: Kastraveci i Bashës për Veliajn dhe 'Skënderbu' i Spiropalit

Batutat politike të vitit: Kastraveci i Bashës për Veliajn dhe

Rama-Tabakut: Pse me atlete apo taka i bëni fëmijët

Pas kritikave të shumta ndaj Ramës për veshjen e atleteve, kryeministri u ka thënë deputeteve demokrate se dhe zonjat e Kuvendit veshin atlete kur janë shtatzëna dhe sjellin në jetë fëmijët.

“Tani ju lutem atletet mos i vishni fshehurazi. S’keni pse nuk mbani atlete pse nuk mbaj unë. Mos i shani atletet, vishni atlete. Këtu janë gjiithë këta zonja, mbeten shatzanë bëjnë fëmijë, me atletet i bëjnë, pse i bëjnë me taka? Me taka i bëre dy binjakë që të të rrojnë sa malet? Me atlete i bëre me çfarë do t’i bëje”.

 

Spiropali: Edi Rama është Skënderbe!

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali e ka konsideruar kryeministrin Rama si Skënderbe.

“Shqipëria që ne duam është Shqipëria që deshën rilindasit. Është Shqipëria që ideoi ky burri këtu “Skënderbeu’ Shqipëria Europiane. Dhe ka vetëm një njeri që mund ta bëjë realitet këtë ëndërr. Është Edi Rama…”, është shprehur Spiropali gjatë fushatës elektorale.

 

Berisha-Spiropalit: Gishtat i i ngrite kur ishe çupëz, por pastaj u fute në kontenjerë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me deputeten e PS, Elisa Spiropali. “Atyre pyetjeve që ju bëra a mund t’ju përgjigjeni, që mos të na i nxini faqen edhe neve që kur kemi qenë të rinj kemi ngritur dy gishtat për lindjen e Partisë Demokratike dhe mos dilni këtu dhe të mbroheni duke akuzuar por t’ju përgjigjeni akuzave”, u shpreh Spiropali.

Për replikë e mori fjalën ish-kryeministri Sali Berisha i cili tha, “Gishtat i ngrite kur ishe çupëz, por pastaj u fute në kontenjer. Kjo është tragjedia... Kontenjer të Kinës, se i doni shqip ju”.

 

Basha-Veliajt: do të çoj një kastravec 163 mm të gjatë

Kur kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se do ta gjobiste me 163 milion lekw Partinë Demokratike për dëmet që me gjasë kishte shkaktuar pas një proteste në Tiranë, ai mori një përgjigje të papritur. Kryetari i PD Basha reagoi duke thënë se në vend të pagesës, do t’i çojë  Veliajt një kastravec.

“Do i çoj një kastravec 136 mm të gjatë”, tha Basha.

 

Ndoka-Ramës: kush nxihet e kruhet...

Nëse jeni një lexues dhe admirues i shprehjeve të mia po të them që kush pi kokainë kruhet e nxihet dhe ju i keni të dyja këto tregues.

 

Taulant Balla-Klodiana Lalës: Zemra...

Hë mi zemër! Gazetarja: Tërhiqe mbrapsht atë që the!

 

Spartak Ngjela. Ja q...

I bie celulari në emision: Ja q… motrën!

 

Rama-Veliajt: jashtë apo brenda...?

Mos dil në media, kur je jashtë shtetit.

 

Shehi-Ramës: Çfarë pi ti e çfarë pi unë...

Halabak! Unë e pi ndonjë gotë, por drogë nuk kam provuar ndonjëherë

 

Rama-Berisha: Do hidhet Flamuri...

Basha afrohet në foltore, Rama ironizon: Sali do flasësh ti para, se na hidhet Flamur Noka nga ballkoni i SHQUPI-t

 

Rama: Çfarë eshte LSI?

LSI , këpucë që vishet sipas stinës, as majtas, as djathtas!

 

Rama: Kofshë dhe lafsha...

Kam frikë se kofshët i merr tjetri dhe lafsha më mbetet mua!

 

 

Të fundit