Flash News

KRYESORE

Bayern-Dortmund, nis zyrtarisht beteja për yllin e Juventusit

Bayern-Dortmund, nis zyrtarisht beteja për yllin e Juventusit

Emre Can deri para pak ditësh raportohej se do transferohej te Borussia Dortmund, por duket se mund të përfundojë te Bayern Munich.

Mesfushori është drejt largimit nga Juventusi, aty ku nuk i garantohen minuta. Duke qenë se po afrohet Kampionati Europian, ai ka menduar të ndërrojë skuadër. Can është gjerman dhe është produkt i akademisë së Bayernit. Rrugëtimi i tij në karrierë ka kaluar nga Mynihu në Leverkusen, pastaj në Liverpool dhe Torino.

Vetë trajneri i Bayern-it, Hansi Flick, i ka shtuar spekulimet për rikthimin e mesfushorit me origjinë turke në "Allianz Arena". "Deri në momentin që merkatoja është akoma e hapur, nuk përjashtohet asnjë mundësi. Kam një ide të qartë për të, është një profesionist dhe lojtar lider. Mendoj se do të ishte i mirë për çdo skuadër", ka thënë Flick.

Të fundit