Flash News

KRYESORE

Bayern është ndryshe nga të tjerët, sot tregoi burrëri!

Bayern është ndryshe nga të tjerët, sot tregoi burrëri!

Mund të ketë qindra arsye pse Bayern është një klub special, por Politiko sot po zgjedh një. E patë ndeshjen e fituar 6-0 kundër Hoffenheim-it këtë të shtunë?

Një skuadër normale do të festonte goleadën dhe madje do ta poshtëronte me ndonjë batutë kundërshtarin, por Bayern jo. Nuk e bëri. Gjatë ndeshjes, disa tifozë bavarezë shpalosën banderola fyese kundër pronarit të klubit rival dhe Bayern reagoi kundër tyre menjëherë.

Lojtarët e dy skuadrave pasuan topin për disa minuta duke kundërshtuar hapur veprimin e atyre tifozëve, ndërsa në fund të takimit edhe drejtuesit e Bayern-it përkrahën pronarin e Hoffenheim-it.

Kjo ndodh rrallë në futboll. Bayern është vërtet një gjë ndryshe.

Të fundit