Flash News

KRYESORE

Bayern fiton me 3 gola në 12 minuta, askush si Lewa në Europë

Bayern fiton me 3 gola në 12 minuta, askush si Lewa në Europë

Bayern sot fitoi 4-1 ndaj FC Koln në Bundesligë, duke ruajtur kreun e klasifikimit. Sulmuesi Robert Lewandowski vendosi edhe një herë emrin e tij në krye të listave europiane, teksa shënoi golin e 40-të sezonal (me klubin dhe kombëtaren). Askush nuk ka shënuar sa ai këtë sezon në 5 ligat kryesore europiane.

Në “RheinEnergie Stadion” ndeshja u luajt në 12 minutat e para, gjatë të cilave Bayern gjeti rrugën e rrjetës tri herë. Lewandowski shënoi i pari pas 3 minutash lojë, ndjekur nga Coman dy minuta pas tij dhe nga Coman 7 minuta më pas.

Kështu u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Gnabry shënoi golin e dytë personal, ndërsa golin e nderit për Koln-in e shënoi Uth. Forma e mirë e rekordmenëve bavarezë nuk diskutohet më me trajnerin Hansi Flick.

Të fundit