Flash News

KRYESORE

Bayern, flet Flick: Dua ekuilibër, tani vijnë javë vendimtare

Bayern, flet Flick: Dua ekuilibër, tani vijnë javë vendimtare

Pas shkarkimit të Niko Kovac, te Bayern tashmë drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri Hansi Flick, i cili më parë ka punuar me Joachim Low në kombëtaren gjermane. Sipas vetë kupolës drejtuese të klubit, Flick e ka punën të sigurt deri në dhjetor (minimumi).

Në një intervistë të fundit, Flick ka paralajmëruar lojtarët për atë që i pret në javët e ardhshme. "Ndihem shumë i lumtur për mbështetjen e tifozëve, të cilët na ndihmuan shumë sidomos ndaj Dortmundit. Dy ndeshjet që kam bërë kanë qenë shumë pozitive, duke marrë parasysh faktin që sapo ishte shkarkuar Kovac. Lojtarët duhet të japin maksimumin, sepse na presin javë të vështira", - është shprehur Flick.

I pyetur se a preferon futboll sulmues apo mbrojtës, ai është përgjigjur: "Duhet gjetur ekuilibri i duhur. Nuk duhet të anashkalojmë asnjërin aspekt të futbollit".

Të fundit