Flash News

KRYESORE

Bayern hedh sytë nga Sevilla, kërkon ish-lojtarin e Milanit

Bayern hedh sytë nga Sevilla, kërkon ish-lojtarin e Milanit

Lucas Ocampos është lojtari që po mendon Bayern për ta transferuar në merkaton e janarit. 25-vjeçari argjentinas, i cili ka luajtur te Milani në vitin 2017, aktualisht luan te Sevilla.

Ocampos para disa vitesh përmendej si zbulim i madh në media. Ai aktivizohet në rolin e sulmuesit të majtë dhe këtë sezon ka shënuar 5 gola. Ai ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje me kombëtaren argjentinase.

Calciomercato.com shkruan se Bayern e do që në janar lojtarin, por Sevilla pranon ta shesë në verë, jo kaq shpejt, duke ditur se nuk e zëvendëson dot me një blerje emergjente.

Të fundit