Flash News

KRYESORE

Bayern, Juve dhe klauzola, Guardiola u jep fund spekulimeve

Bayern, Juve dhe klauzola, Guardiola u jep fund spekulimeve

Në mediat angleze sot u raportua se ekziston një klauzolë në kontratën e trajnerit Pep Guardiola te Man. City, që i lejon të mbyllë para kohe aventurën e tij me "Qytetarët".

Në lidhje me këtë raportim ka reaguar vetë tekniku katalanas. 48-vjeçari ka mohuar në mënyrë kategorike një opsion të tillë gjatë konferencës për shtyp.

“Jo, nuk është e vërtetë. Kam folur rreth qëllimeve të mia disa javë më parë“, është shprehur Pep, i cili shprehu disa ditë më parë së dëshiron të qëndrojë sa më gjatë në Manchester.

Të fundit