Bayern me fat, trajneri i ri është para syve! Gati për janarin

Bayern Munchen nuk ka patur fat me trajnerët vitet e fundit. Klubi bavarez nuk mund të bazohet më te rikthimet e bujshme të legjendës Jupp Heynckes, kështu që është koha për një fytyrë të re.

Hansi Flick, pas shkarkimit të kroatit Niko Kovac, pritet të drejtojë rekordmenët e Bundesligës deri në fund të dhjetorit. Bayern më pas do të nisë fazën përgatitore, e cila pritet të drejtohet nga trajneri i saposhkarkuar nga Tottenham, Mauricio Pochettino.

Argjentinasi, i cili më parë ka punuar tek Espanyol, i la vendin trajnerit portugez Jose Mourinho. Ai do të pushojë pak dhe më pas do të marrë përfundimisht një vendim, ngaqë për të kanë interes edhe Reali dhe Barcelona.