Flash News

KRYESORE

Bayern monstruoz, shkatërron me "manita" Schalke 04

Bayern monstruoz, shkatërron me "manita" Schalke 04

Bayern Munchen sot shkatërroi Schalke 04 me rezultatin e thellë 5-0, duke u futur bindshëm në garën për titullin në Bundesligë. Pas këtij triumfi, të besuarit e trajnerit Flick ngjiten në vend të dytë në kuotën e 39 pikëve, vetëm një pikë më pak se kryesuesi Leipzig, i cili u mposht 2-0 nga Eintracht Frankfurt.

Polaku Lewandowski shënoi golin e parë të sfidës, duke përfituar nga një gabim amatoresk i portierit të Schalke, Schubert.

Më pas, sulmuesi asistoi për gjermanin Muller, i cili dyfishoi avantazhin për rekordmenët bavarezë. Goli i tretë i Bayern-it u shënua nga Goretzka, i cili mahniti me roveshatë.

Lewandowski asistoi edhe për golin e Thiago Alcantaras, ndërsa Gnabry vulosi rezultatin final të sfidës në 5-0. Talenti gjerman u “asistua” nga portieri Schubert, i cili bëri një tjetër gafë, duke e lënë topin t’i kalojë poshtë këmbëve.

Të fundit