Flash News

KRYESORE

Bayern Munchen zyrtarizon trajnerin e ri

Bayern Munchen zyrtarizon trajnerin e ri

Bayern Munchen ka zyrtarizuar trajnerin e ri që do të drejtojë ekipin duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Klubi gjerman ka vendosur që t’ia besojë pankinën, Niko Kovac. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit bavarez, Hasan Salihamidzic.

Kroati Kovac aktualisht është trajneri i Eintracht Frankfurt ndërkohë që ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me Bayern Munchen e cila do të nis nga data 1 korrik.

Kovac do të zëvendësojë veteranin Jupp Heynckes.

Të fundit