Flash News

KRYESORE

Bayern në dilemë, 3 emra për mesfushën

Bayern në dilemë, 3 emra për mesfushën

Bayern ka kërkuar që prej sezonit të kaluar një mesfushor difensiv dhe deri tani nuk e ka gjetur. Bëhet fjalë për një lojtar shkatërrues, i cili qëndron para mbrojtjes, por që ka edhe aftësi të mira me topin.

Lojtarë të tillë janë paksa të rrallë në futbollin modern, sepse futbollistët “shkatërrues” po kthehen në qendërmbrojtës, ndërsa ata “krijues” me topin në zotërim zhvendosen më përpara duke marrë rolin e numrit 8 ose edhe 10.

Roca është emri më i përmendur në Mynih, të paktën deri në shtatorin e kaluar. Bavarezët u përpoqën ta blinin të riun nga Athletic Bilbao, por dihet që baskët zor se lëshojnë lojtarë pa klauzolë largimi. Klauzola e mesfushorit të talentuar spanjoll është 40 mln euro dhe Bayern nuk pranoi të paguante këtë shifër për të.

Drejtuesit bavarezë mendonin se Thiago dhe Cuisance (i transferuar nga Borussia M’Gladbach) mjaftonin, por ja që nuk rezulton kështu.

Mediat gjermane raportojnë se kampionët e Bundesligës kanë disa alternativa të tjera më bindëse. Pra, lojtarë të sprovuar. Ata janë Miralem Pjanic i Juventusit dhe Ivan Rakitic i Barcelonës. Ky i fundit nuk është shkatërrues tipik, por e ka provuar këtë rol më parë dhe me sukses. Nuk përjashtohet edhe mundësia që Bayern të rikthejë në shtëpi ish-lojtarin e vet, Emre Can, i cili aktualisht luan te Juventusi.

Të fundit