Flash News

KRYESORE

Bayern nuk ngopet në gola, shkatërron 4-0 Dusseldorf-in

Bayern nuk ngopet në gola, shkatërron 4-0 Dusseldorf-in

Bayern tashmë duket se është kolauduar totalisht me trajnerin e ri Hansi Flick. Bavarezët sot morën një tjetër fitore spektakolare në Bundesligë, teksa mposhtën 4-0 Dusseldorf-in.

I pari i cili gjeti rrugën e rrjetës për rekordmenët e kampionatit gjerman ishte Pavard, i cili zhbllokoi takimin në minutën e 11-të. Tolisso dyfishoi avantazhin për miqtë në të 27-ën. Goli i tretë i miqve u shënua sërish mjaft shpejt, kësaj here nga Gnabry në të 34-ën.

Në pjesën e dytë Bayern e uli paksa ritmin. Goli i katërt dhe i fundit për ta u shënua nga Coutinho. Vlen të theksohet se si rrallë herë këtë sezon, Robert Lewandowski nuk shënoi. Bayern tashmë është një pikë larg kreut.

Në ndeshjet e tjera, Werder Bremen i Milot Rashicës u mposht 1-2 nga Scalke, Wolfsburg fitoi 2-0 ndaj Frankfurtit, ndërsa Leverkusen-Freiburg u mbyll në barazim 1-1.

Të fundit