Flash News

KRYESORE

Bayern shkatërron Chelsea-n, Gnabry është fenomen

Bayern shkatërron Chelsea-n, Gnabry është fenomen

Bayern sot e pati shumë të lehtë kundër Chelsea në Champions League. Kampionët e Bundesligës fituan 3-0 ndaj londinezëve me dy gola të Serge Gnabry dhe një gol të polakut Robert Lewandowski.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me dominimin absolut të bavarezëve. Rastet e golave ishin dukshëm më të shumtë në favor të rekordmenëve të Bundesligës.

Gnabry shënoi dy gola të shpejtë sapo nisi pjesa e dytë, në të 51′ dhe 54′. Atë e ndihmoi me asiste Lewandowski, i cili në të 76′ kompletoi trisin bavarez, i asistuar nga talenti Davies.

Kartoni i kuq nga Marcos Alonso i lehtësoi punët për Bayern-in, i cili shkon krejt i qetë në ndeshjen e kthimit në Mynih. Me 3-0 në transfertë, kualifikimi është 99% i kryer.

Të fundit