Flash News

KRYESORE

Bayern shkatërron Hoffenheim-in, Coutinho shënon dy gola

Bayern shkatërron Hoffenheim-in, Coutinho shënon dy gola

Bayern është në formën më të mirë të sezonit! Skuadra bavareze sot shkatërroi 6-0 Hoffenheim-in në një ndeshje që i pati të gjitha.

Takimi u ndërpre për disa minuta, për shkak se disa tifozë dolën me disa banderola fyese ndaj pronarit të Hoffenheim-it, Dietmar Hopp.

Gnabry shënoi që në minutën e dytë. Më pas, autorët e golave të tjerë të festivalit bavarez qenë Kimich, Zirkzee, Goretzka dhe Coutinho (2).

Borussia Dortmund u mjaftua me një fitore 1-0 ndaj Freiburgut. Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi 19-vjeçar, Jadon Sancho. Borussia M’Gladbach, ndërkohë, fitoi 3-2 ndaj Ausburgut, ndërsa Mainz fitoi 2-0 kundër Paderbonit.

Të fundit