Bayerni do dështakun e Realit, merkato e çuditshme nga gjermanët

Real Madridi nuk ka patur shumë hapësira për mbrojtësin Alvaro Odriozola. Ai e bleu për 40 milionë euro në verën e vitit 2018, por situatat kanë ndryshuar dhe lojtari nuk ka gjetur hapësiram

Ai ka luajtur vetëm 4 ndeshje dhe 17 takime ka qenë jashtë listës së ekipit. Lojtari ka interes nga shumë klube në Spanjë siç janë Sevilla dhe Athletic Bilbao, ndërsa nuk mungojnë as ekipe jashtë Spanjës.

Bayern Munchen, kampioni i Gjermanisë, është i interesuar për shërbimet e lojtarit të ri. Gjermanët duan të rrëmbejnë futbollistin 24-vjeçar, por ende nuk kanë dërguar ofertën zyrtare te madrilenët.